GATI DERBI! Partizani-Tirana, formacionet zyrtare. Askush nuk luan për barazim

13 Maj 2021
18:41
Telesport
back button

Gati gjithçka për derbin e madh të kryeqytetit. Partizani do të presë Tiranën në Air Albania Stadium. Ndeshje që mund të vendosë shumë.

Ilir Daja dhe Orgesh Shehi kanë zgjedhur titullarët e derbit të kryeqytetit. Partizani dhe Tirana do të përballen mes tyre në një “finale”, që nis prej orës 19:00.

“Demat” vijnë me dy ndryshime. Esat Mala dhe Jurgen Bardhi kanë shlyer pezullimet dhe do e nisin si titullarë.

Ndryshime edhe tek bardheblutë. Jurgen Çelhaka dhe braziliani Danso do e fillojnë nga minuta e parë takimin derbi ndaj rivalëve të përjetshëm.

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit