Gati marrëveshja, Hamilton edhe 2 sezone të tjera me Mercedes

26 Nëntor 2020
13:36
Telesport
back button

Pavarësisht se Lewis Hamilton korri titullin e 7-të kampion bote në Formula 1 e ardhmja e tij është ende në dilemë. Bisedimet mes pilotit britanik dhe Mercedes ende nuk kanë sjellë asnjë të re, ndërkohë që kontrata e pilotit skadon në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi, sipas mediave gjermane, mësohet se palët po punojnë për një kontratë 2-vjeçare mes pilotit dhe makinës Mercedes. Problem për momentin është shuma që do të përfitojë Hamilton, që kërkon rreth 40 milionë dollarë në sezon.

Kohë kemi, por nuk dua të vë nën presion askënd para se të arrijmë marrëveshjen. Ne po bisedojmë dhe kur të jetë zgjidhur çdo gjë do të flasim për të ardhmen e Lewis. Unë mendoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë për shumë kohë”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit