Gati të “rrëmbejë” sulmuesin, Man.United kërcënon Milan-in

12 Tetor 2019
22:29
back button

Nga Anglia vijojnë spekullimet për merkaton e ardhshme të janarit me Milan që mund të bien “viktimë” e sulmit të Manchester United për të rrëmbyer sulmuesin e kuqezinjve, Krzysztof Piatek.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Daily Telegraph”, në fakt polaku konsiderohet nga Manchester United si kandidati kryesor për sulmin pas largimit të Lukakut, i transferuar pikërisht në Seria A, te Inter, bashkë me sulmuesin e Juventus, Mario Mandzukic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit