Gati vendimi, Australian Open mund të shtyhet në shkurt

25 Nëntor 2020
12:10
Telesport
back button

Grand slam i Australian Open, i parashikuar të nisë në Melburn më datën 18 janar, mund të shtyhet me dy javë. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Sportit në Shtetin e Victoria (Australi), Martin Pakula.

Turneu mund të shtuhet maksimumi me 2 javë. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë edhe pse jo e vetmja që kemi për momentin në tavolinë”, tha Pakula.

Këtë vit turneu i Wimbledon u anullua, ndërsa Roland Garros u shty nga pranvera në vjeshtë. Unë jam i idesë se Australian Open do të ketë një shtyrje të vogël, kjo për shkak të situatës shumë komplekse në botë prej pandemisë”, tha Pakula.

Shkak i shtyrjes janë rregullat anti-Covid 19 që janë vendosur në shtetin e Victoria, që detyron të gjithë të huajt të qëndrojnë dy javë në karantinë pasi vijnë në Australi. Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as tenistët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit