Gatlin fiton garën test të 100m në Tokio: Isha i izoluar dhe i sigurt

11 Maj 2021
10:21
Telesport
back button

Sprinteri amerikan Justin Gatlin ishte një nga 420 atletët që morën pjesë në një event provë (pa tifozë) të organizuar në stadiumin olimpik të Tokio, ku këtë verë do të zhvillohen Lojërat Olimpike. Ky event test u mbajt me dyer të mbyllura, pasi Tokio është ende në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit. Ndërkohë që, jashtë stadiumit organizohej një protestë e vogël , ku njerëzit bënin thirrje për anulimin e Olimpiadës.

Unë u ndjeva shumë i sigurt. Karantina që kishin krijuar organizatorët ishte e suksesshme”, tha Gatlin, i cili ishte një nga nëntë atletët që garoi dhe fitoi në 100 metra. 39 vjeçari është kampion olimpik në vitin 2004 dhe fitues i medaljes së argjendit në “Rio 2016”.  Ai tha se testimi i përditshëm dhe procedura e grumbullimit dhe izolimit të sportistëve do të jetë e suksesshme në Olimpiadë, pa shtuar infeksionet me koronavirus në Japoni.

Mendoj se kjo garë ishte një test i mirë për të parë saktësisht se si do të shkojnë gjërat gjatë Olimpiadës. Duke qëndruar të grumbulluar e izoluar në Fshatin Olimpik atletët të jenë në gjendje të qëndrojnë të shëndetshëm dhe, gjithashtu, qytetarët e Japonisë të jenë në gjendje të qëndrojnë të shëndetshëm. E vetmja herë që kam lëvizur ishte kur hipnim në autobus për të shkuar në pistë. Ne stërvitemi, pastaj kthehemi në hotel. Nuk dalim dhe nuk hamë jashtë, ne e marrim ushqimin dhe hamë në dhomën tonë”, tha Gatlin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit