Gattuso bën goditjen e parë, zbulohen detajet e marrëveshjes

16 Dhjetor 2019
10:19
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli po vuan shumë këtë sezon. Trajneri Carlo Ancelotti hoqi dorë pas problemeve me lojtarët dhe presidenti Aurelio De Laurentiis largoi babaxhanin duke vendosur gjoba dhe duke mbajtur lojtarët në grumbullim. Numri një i stolit i besoi teknikut Gennaro Gattuso dhe ky i fundit ka nisur që tani duke bërë gati listën e merkatos. 

Ekipi napolitan ka bërë gati emrat e futbollistëve që dëshiron dhe i pari në listë mbetet Lucas Torreira. Mesfushori me tipare sulmuese i Arsenalit pritet të kalojë në Seria A. Ekipi italian është gati të paguajë 30 milionë euro për të. Ish-lojtari i Sampdorias po vuan në Londër, pasi nuk po merr minuta. 

Marrëveshja mund të jetë huazim deri në 2021 për 3 milion euro me detyrim blerje për 27 milionë euro. Torrera e njeh mjaft mirë kampionatin italian. Ai ka luajtur 71 ndeshje me Sampdorian për dy sezone, por nuk po gjen hapësira në Londër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit