Gattuso: Bërryli i Ibrës si i Mike Tyson. Është më i fortë tani se 10-12 vite më parë, nuk duket si 40 vjeç

23 Nëntor 2020
9:25
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje e hidhur për Napolin, i cili u mund në shtëpi nga Milani pas dhjetë vitesh. Skuadra e Gattuso “humbet lidhjen” me kuqezinjtë në renditje, të cilët në fakt arratisen në +6 pikë. Gennaro Gattuso, i intervistuar nga “Sky Sport” në fund të ndeshjes, bën “mea culpa” dhe nënvizon se si Napoli shpesh dështon në ndeshjet që kanë shumë rëndësi: “Performanca individuale nuk më intereson, sot ne bëmë gjithçka. Lënduam veten, por ekziston një fakt: kur arrijmë në një ndeshje të rëndësishme, diçka ndodh gjithmonë. Nuk është rastësi”.

Tekniku më pas sqaron konceptin edhe më mire, duke kërkuar më shumë përkushtim dhe vëmendje: “Ne duhet të luajmë më seriozisht. Përgjegjësi i parë jam unë. Nuk duhet të mendojmë se humbasim nga fati i keq, por na mungon diçka. Ka diçka që nuk më pëlqen. Unë shoh qëndrime që nuk më pëlqejnë”.

Sa i përket dëbimit të mundshëm të Ibrahimoviç, trajneri blu shton: “Duke parë atë në televizion, dukej si një bërryl i Mike Tyson, por nuk dua të flas për këtë. Ne nuk duhet të mendojmë për këtë. Ibra është më i fortë tani se 10-12 vite më parë, nuk duket si 40 vjeç”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit