Gattuso dorëzohet për Milik: Lojtari e di vetë se kur përfundon një cikël

9 Korrik 2020
9:27
Alfred Lleshi
back button

Fitorja në fushën e Genoa e pozicionon Napolin e Gattuso në vendin e pestë të renditjes aktuale të Serie A, por trajneri kalabrian është i përqendruar edhe në çështjen delikate të Milik, lamtumira e të cilit po afron gjithnjë e më shumë.

Në mikrofonat e “Sky Sport”, ish-trajneri i Milanit shpjegoi në detaje situatën e qendërsulmuesit polak: “Është e vështirë për ne, që të hyjmë në merkato për të gjetur një lojtar më të fortë se Milik. Kërkohen shumë para për këtë. Por, një lojtar e di vetë kur e përfundon një cikël dhe vendos me kokën e tij për një ide të caktuar, të cilën duhet ta respektojmë. Nëse ai nuk ka qetësinë e mendjes, atëherë është e vështirë ta stërvitësh”.

Sa i përket renditjes, Gattuso nuk fle mbi dafina, por dërgon një mesazh të qartë për ekipin e tij: “Renditja na tregon se jemi 12 pikë pas Atalantës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse jemi një ekip i fortë. Ne duhet të kuptojmë se ku kemi gabuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit