Gattuso dorëzohet, Reali, Liverpooli dhe Barcelona për yllin e Napolit

22 Mars 2020
15:17
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona janë futur në garë për të rrëmbyer futbollistin e Napolit Fabian Ruzi. Gjigantët e Europës duan të bindin presidentin Aurelio De Laurentiis për mesfushorin dhe janë gati të paguajnë 80 milionë euro për shërbimet e tij. 

Lojtari i kombëtares spanjolle ka qenë një ndër zbulimet e këtij sezoni. Ai është kthyer në titullar të padiskutueshëm te skuadra napolitane dhe ka bërë mjaft mirë. 23-vjeçari ka arritur të bëjë diferencën në ekipin e tij. 

Ok Dario shkruan nga Spanja se Zidane, Klopp dhe Setien duan ta rrëmbejnë. Futbollisti i ri duhet të vendosë nëse do të rikthehet në Spanjë pas aventurës së kaluar me Real Betisin, apo të provojë emocionet e kampionatit anglez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit