Gattuso, i shqetësuar para Barçës: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, por…

7 Gusht 2020
19:17
Denis Hakanaj
back button

Napoli i Gattuso-s do të shkojë në Camp Nou pas barazimit 1-1 të marrë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League për të sfiduar Leo Messi-n me shokë.

Do të duhet një ndeshje e madhe nga ana e italianëve në një fushë të vështirë edhe pse stadiumi do të jetë pa tifozë.

Trajneri i “axurrëve” ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes.

– Duke parë rendimentin e Barçës kohët e fundit, jeni më optimist për kualifikimin?

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë sepse e dimë se çfarë skuadre është Barça  dhe cilësinë që ka. Duhet të bëjmë një paraqitje të madhe teknike dhe taktike, por ndoshta as kjo nuk do të mjaftojë. Barcelona ka kampionë të mëdhenj”.

– Si janë Insigne dhe Lozano?

“Lorenzo është stërvitur 100% me skuadrën, shpresoj ta kem në dispozicion. Nëse nuk do të jetë në maksimum, nuk do të luajë nga minuta e parë. Lozano ka punuar shumë kohët e fundit, duke bërë atë që i kam kërkuar unë dhe stafi”.

“Ka karakteristika të ndryshme nga sulmues të tjerë krahu, nëse duam të sulmojmë hapësirat, ai mund të bëjë diferencën. Problemi nuk është Lozano, por stili i lojës që duam të bëjmë”.

– Cila skuadër ka fituar më shumë  nga kjo shtyrje për shkak të pandemisë?

“Pas karantinës po luajmë një sport të ndryshëm. Kemi bërë një punë të mirë, por ky nuk është futboll, është diçka tjetër. Kemi luajtur shumë në një muaj e gjysmë, por nuk e di se kush është më i favorizuar”.

“Stresi ka qenë shumë i  madh, ne kemi bërë një punë të mirë duke arritur një objektiv, por në ndeshjet e fundit nuk e kam parë mirë ekipin. Megjithatë, mendoj se jemi përmirësuar në disa aspekte në krahasim me ndeshjen e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit