Gattuso: Jemi një katastrofë

14 Dhjetor 2019
22:29
Denis Hakanaj
back button

Debutim makthi për Gennaro Gattuso-n në stolin e Napoli-t, që u mund 2-1 në shtëpi nga Parma. 

“Skuadra nuk është mirë psikologjikisht në këtë moment, kemi përgjegjësitë tona për këtë humbje”, ka thënë Gattuso për Sky Sport.

“Kam parë gjëra pozitive, por nuk mjafton. Kësaj skuadre i mungon shumë ekuilibri. Dhjetë minutat e para janë pasqyra e gjendjes sonë, ishin një katastrofë”, ka përfunduar trajneri italian.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit