Gattuso ka kritika për të gjithë: Duam Champions-in, por s’mund të luajmë kështu

25 Janar 2021
9:05
Alfred Lleshi
back button

Napoli bie në Verona dhe shton një tjetër hap fals në sezonin e tij të luhatur. Gennaro Gattuso, në “Sky” analizoi dështimin e radhës: “E ndiej shumë përgjegjësinë time. Kur nuk fitojmë është faji im, sepse unë i bëj zgjedhjet. Në fillim e vumë në vështirësi kundërshtarin, duke krijuar shanse për 4-5 gola në pjesën e parë, pastaj “hëngrëm” veten.

Nuk luajtëm kurrë vertikalisht, humbëm topa gjatë daljes në sulm. Tani duhet të shohim përpara, të gjithë në kampionat kanë ulje dhe ngritje, duhet ta kthjellojmë pak kokën. Ka keqardhje, por kurrë nuk arrijmë të stërvitemi sa duhet, sepse luajmë çdo 3 ditë.

Ambiciet e mia janë ato të ekipit dhe klubit; kthimi në Ligën e Kampionëve, por nuk mund të luajmë kështu. Nëse ndakemi kështu, bëhet e vështirë. Unë nuk mund të bëj asgjë i vetëm. Duhet të qëndrojmë kompaktë, të punojmë seriozisht dhe të riparojmë defektet që po dalin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit