Gattuso kryqëzon gishtat, De Laurentiis i qartë me PSG dhe City-n

15 Shtator 2020
16:22
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli dëshiron që të shesë mbrojtësin Kalidou Koulibaly nga ekipi. Presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon që të marrë maksimumin nga shitja e senegalezit, por nëse nuk bindet nga Manchester City dhe PSG do ta largojë nga merkato.

29-vjeçari po shtyn gjithnjë e më shumë që të largohet nga skuadra italiane. Ai do të bëjë një hap tjetër në karrierë ku të kapë një kontratë të majme. Shtatlarti do që të kalojë te skuadra e Pep Guardiolës, por në krahun tjetër De Laurentiis pret ofertën e PSG-së.

Italianët janë të prerë në qëndrimet e tyre, nëse nuk e shesin te “Qytetarët” dhe parisienët me shumë mundësi do ta mbajnë në ekip Koulibalyn. Trajneri Gennaro Gattuso shpreson që të mos largohet futbollisti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit