Gattuso me përforcime nga Greqia, gati marrëveshja me mbrojtësin helen

16 Janar 2020
11:29
Telesport
back button

Pas mbrojtësit grek Kostas Manolas, të mbërritur verën e kaluar te Napoli një tjetër mbrojtës helen pritet të shkojë te ky ekip gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Kostas Tsimikas, që luan me Olympiacos.

Palët kanë kohë që bisedojnë, madje gjërat kanë avancuar deri në shpalosjen e shifrave. Olympiacos kërkon 31 milionë euro, ndërsa Napoli ofron 12, ndaj diferenca është shumë e vogël.

Tsimikas, luan anësor i krahut të majtë, ka nisur së fundi të luajë edhe me kombëtaren greke (3 ndeshje) dhe këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje me Olympiacos (6 asist). Ka qenë Manolas ai që ka sponsorizuar patriotin e tij, duke bindur trajnerin Gennaro Gattuso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit