Gattuso-Milan, divorci i gabuar! Gazetari italian rrëfen prapaskenat dhe i vë fajin Gazidis! “Dikush i tha se ekipi…”

5 Qershor 2020
17:38
Telesport
back button

Gazetari i Milanit prej më shumë se 30 vitesh, Carlo Pellegatti, në një video në Youtube, ka shpjeguar dhe rrëfyer se si shkuan gjërat me Gattuson te stoli kuqezi dhe se largimi i Rinos ishte gabimi i vetëm i Gazidis dhe Elliott.

“Gabimi i madh i pronarëve Elliott dhe Gazidis – i cili nuk u ndihmua duhet thënë – ishte që nuk mbështeti Gattuson! Ishte i vetmi që dhuroi diçka dhe na riktheu emocionet deri në javën e fundit, kur disa pritje të Handanovic i hoqën Milanit Champions League. Nga janari deri në mars, Milani i Gattusos ishte i treti”.

“Kur erdhën vështirësitë u la i vetëm… U braktis. Bëhet fjalë për trajner të ri që nuk është mësuar me këto presione. Megjithatë, deri në fund ishte në garë”.

“Historia më pas ndjek kështu: Gattuso shkon te Gazdidis, që nuk ishte këshilluar nga askush por i kishin thënë që Milani me Gattuson nuk luan mirë… Aq mjaftoi për ta lënë të lirë! Sot flitet se me Rangnick do zhduket milanizmi, por ne e kishim dhe e lamë të ikte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit