Gattuso mposht Conten, rinovon me golashënuesin e ekipit

5 Qershor 2020
21:35
Eraldo Harlicaj
back button

Dries Mertens u mendua se do të largohej nga Napoli me kosto zero, pasi kontrata e tij mbaronte në verën e këtij vitit, por nuk do të ndodhë kështu. Belgu ka preferuar të zgjasë kontratën dhe për një sezon tjetër me napolitanët.

Sky Sport Italia shkruan se sulmuesit ka rënë dakord me drejtuesit e klubit që të firmosë dhe për një vit tjetër. Ai do të qëndrojë në San Paolo të paktën deri në vitin 2022. 33-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare shumë të majme.

Ai do të përfitojë 4 milion euro në sezon, nga 2.5 që merr tani. Mertens ka momentalisht 12 gola në 29 ndeshje. Veterani është një gol larg për t’u kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Napolit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit