Gattuso: Ndeshje e madhe, por kemi qenë me fat

16 Shkurt 2019
23:13
Denis Hakanaj
back button

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur për "DAZN" pas fitores së rëndësishme të marrë në fushën e Atalanta-s. "Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi patur fat në rastin e golit të parë të Piatek njëzet sekonda para fundit të pjesës së parë. Më pas kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë". 

Goli i Calhanoglu: "Unë besoj te të gjithë lojtarët e mi. Hakan ka patur disa probleme në gjashtë muajt e fundit. Shpesh ka bërë pak në nivelin teknik, por ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë në aspektin fizik". 

"Është një lojtar i rëndësishëm, por marrëdhënia që kam me atë është e njëjtë me të gjithë të tjerët. Përqafimi që i dhashë pas golit vlen për të gjithë grupin", ka thënë Gattuso.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit