Gattuso presion nga drejtuesit, problem bëhet Hysaj

28 Maj 2020
15:38
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk ka qenë shumë i pranishëm këtë periudhë në media dhe për shkak të COVID-19. Ai ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e futbollistit shqiptar Elseid Hysaj.

Numri një i stolit mendon se shkodrani mund të ndihmojë shumë skuadrën e tij. Ai mendon se ka një grup me shumë vlera dhe se Elseid Hysaj është shumë i vlefshëm për mbrojtës krahu. Drejtuesit napolitanë kanë nisur presionin për të mos e përdorur si startues mbrojtësin shqiptar.

Hysaj në krahun tjetër do të largohet në verë, pasi menaxheri i tij tha para pak ditësh se do të largoheshin në verë. Shkodrani ka shumë interes nga skuadra e Romës. Verdhekuqtë e duan në skuadër shqiptarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit