Lider bëhesh. Por edhe mund të lindësh dhe ta tregosh se je i tillë që në një moshë të re.
Barcelona ka rikuperuar vendin e dytë në renditjen e La Liga-s, mbrapa krahëve të Real Madrid, pas javës së shtatë të kampionatit, që ka parë Los Blancos të mposhtë Girona-n dhe katalanasit Sevilla-n me një autogol të Sergio Ramos.
Ndeshja ka qenë shumë e fortë dhe e vuajtur për skuadrën e Xavi-t. Momentet e vështirësisë nuk kanë munguar dhe mes këtyre ka rënë në sy një episod që ka pasur për protagonistë Gavi-n dhe Robert Lewandowski-n.
Një nga lojtarët më të rinj të ekipit dhe një nga më ekspertët, të ndarë nga 16 vite diferencë, janë kapur nga telekamerat e DAZN në një moment tensioni.
Por ndryshe nga sa mund të mendohet, në rolin e “mjeshtrit” që kritikon shokun e skuadrës ka qenë pikërisht Gavi.
Talenti i ri i mesfushës së Barçës, i datëlindjes 2004, nuk ka qenë i butë ndaj sulmuesit polak për një faull të shkaktuar në mesfushë:
“Robert, dreqi e mori. Nuk është e nevojshme. Dreqin!”, fjalët e ashpra të Gavi-t, që janë kapur nga telekamerat.
Lewandowski, të paktën nga sa është parë në imazhet televizive, nuk i është përgjigjur kritikave të shokut të skuadrës, që ka konfirmuar kështu se ka një personalitet të fortë.
DAZN captured a scene during the match in Seville where Gavi was furious with Lewandowski:
“F***er! You have to do better! You have no right to make this mistake! Fu**** man!"
The leadership attitude that emerges from the little one
🎥– @DAZN_ES pic.twitter.com/GeAdeO0TCG
— 𝐁𝐚𝐫𝐜̧𝐚𝐕𝐞𝐫𝐬𝐞 (@BarcaVerse_) October 2, 2023