Gazetarët e “gozhdojnë” për merkaton, Hoeness: Jam lodhur me ju…

25 Qershor 2019
11:52
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, është lodhur duke e pyetur vetëm për transferimet e mundshme të ekipit. Ai beson se kanë dhënë prova si klub, sa askush të mos vërë në dyshim shpejtësinë dhe efikasitetin në merkato. Të gjitha pyetjet mbi largimet dhe afrimet e mundshme te bavarezët, ai tha se duhen adresuar te personat përkatës të stafit: "Unë duhet ta pranoj këtë: jam lodhur me ju duke folur për Bayernin, vetëm kur bëhet fjalë për nënshkrimet. Mos harroni se kemi fituar dy trofe, së pari duhet të festojmë".

Bayern Munich ka zyrtarizuar dy përforcime, të cilat kanë kushtuar 115 milionë euro. Fjala është për francezin e Stuttgart, Benjamin Pavard (35 milionë euro) dhe francezin tjetër të Atletico Madrid, Lucas Hernandez (80 milionë euro). Sidoqoftë, kampionët e Bundesliga kërkojnë të blejnë më shumë lojtarë cilësorë, sidomos në fazën ofensive: "Unë mund të garantoj se më 15 gusht do të kemi një ekip shumë të mirë në fushë", – siguroi presidenti Hoenes.

Në fakt, largimet kanë qenë të konsiderueshme kësaj vere, kështu që nevojat për t’i zëvendësuar ato janë evidente. Ribëry, Robben, James Rodriguez dhe Hummels nuk janë më pjesë e skuadrës nga “Allianz Arena”. Edhe Renato Sanches mund të largohet, prandaj është urgjente nevoja për të përforcuar mesfushën dhe pjesën ofensive të bavarezëve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit