Gazetari plas të vërtetën! “Çfarë hipokrizie mbi Super League, nga UEFA te FIFA dhe ligat. Dinin gjithçka që në shkurt”

4 Maj 2021
19:15
Telesport

Marco Bellinazzo, gazetar i Il Sole 24 Ore, foli për “Tutti Conco” në Radio 24 duke zbuluar diçka mbi Super League:

“Ka një mbulesë hipokrizie rreth projektit Super League, dihej që po flitej dhe tani ka prova dokumentare që këshilli i Ligës së Futbollit kishte folur për të në shkurt dhe në ato ditë debate të ngjashme u mbajtën në liga të tjera….

Të gjithë dinin gjithçka sepse ishin projekte të vendosura në pjatë. Edhe UEFA dhe FIFA e dinin. Ligjërimi për komplotin dhe sanksionet është një ekzagjerim…

Në atë projekt të diskutuar dhe jo të prezantuar nuk përmendej ftesa por hyrja për merita sportive dhe klubet e tjera me një qëndrueshmëri shumëvjeçare.

Mënyra në të cilën u prezantua e bëri atë të pambrojtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit