Gazetari zbulon reagimin e Ilary Blasi, pas intervistës “bomba*tike të Tottit një vit më parë

30 Shtator 2023
12:11
Alfred Lleshi
back button

Një sfond i paprecedentë shfaqet në ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Këtë e tregon Aldo Cazzullo, gazetari që intervistoi Tottin në “Corriere della Sera” një vit më parë. Cazzullo thotë për “Gente”:

“Mendoj se Totti donte ta bënte të qartë se nuk ishte vetëm ai që bëri gabim (e tradhtoi). Francesco donte ta zyrtarizonte historinë me Noemi. Më mbeti në mendje imazhi i uljes së perdes, tërheqja nga futbolli, ndarja me Romën, vdekja e babait të tij, beteja me Covid-19.

Totti ndihej i vetëm, i brishtë, i dobët. Në atë moment shikoi përreth dhe gruaja e tij nuk ishte aty. Ky është versioni i tij. Të nesërmen, ne si gazetë pyetëm Ilary të na tregonte versionin e saj mbi shkaqet e ndarjes, por ajo nuk donte. Është hera e parë që dimë, kur Ilary refuzoi një intervistë për të dhënë versionin e saj të ngjarjeve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit