Gazidis bllokoi Ibran te Milani, del në skenë një emër i pabesueshëm!

10 Dhjetor 2018
15:20
Anton Cicani
back button

Zlatan Ibrahimovic nuk do të lëvizë nga Los Angelos Galaxy dhe pista që e çonte te suedezi është braktisur nga Milani. Edhe pse drejtori sportiv Leonardo e justifikoi me faktin se 37-vjeçari kishte një pakt me klubin e MLS dhe nëse i plotësoheshin kërkesat do të qëndronte, sipas medieve italiane, motivi i vërtetë ka të bëjë me Ivan Gazidis.

Politika e ish-arkitektit të Arsenalit, që është thërritur nga Elliott për të ngritur fatet e Milanit në vitet në vazhdim, nuk përfaqësohet nga lojtarë me moshë mbi 30 vjeç dhe që kërkojnë një rrogë të rëndësishme e kontratë të gjatë.

Milani ndjek alternativa të tjera, duke i mbyllur dyert Fabregasit. Sipas ekspertit të merkatos italiane te SportMediaset, objektivi i ri quhet Fabio Quagliarella. Mes Leonardos dhe agjentit të sulmuesit veteran dorian, Beppe Bozzo, ka pasur më shumë se një bisedë.

Risultati immagini per quagliarella milan

Bomberi italian, tashmë 35 vjeç, po jeton një rini të dy me bardheblutë. Tetë gola të realizuar në Serinë A dhe një gjendje e mirë fizike. Veç kësaj, do të qëndronte pa problem pas krahëve të Cutrones dhe Higuainit. Quagliarella do të donte një kontratë deri në vitin 2020, por Milani është gati t'i ofrojë vetëm 6 muaj.

Sampdoria, sakaq, nuk do t'i ndalonte transferimin, duke ditur se bëhet fjalë për një hap të fundit gjigant në karrierë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit