Gazidis: “Juventus, më i miri në Itali! Milan do rikthehet si klub i madh!”

7 Nëntor 2019
21:28
back button

Prezent në eventin e prezantimit të librit “Gjithmonë Milan”, edhe administratori i deleguar, njëherësh drejtor i përgjithshëm i kuqezinjve, Ivan Gazidis foli ndër të tjera edhe për sfidën e radhës që “Djajt” do të zhvillojnë në transfertë ndaj Juventus, në program për ditën e dielë.

“Do të luajmë kundër skuadrës më të mirë italiane. Sot kemi mësuar shumë në lidhje me historinë e klubit, por si drejtues duam të krijojmë një histori të re. Jam i bindur se mund të bëjmë një ndeshje të madhe kundër Juves. Besoj se këto ndeshje ndihmojnë të rikthehemi në rrugën e duhur dhe për tu kthyer të jemi një klub i madh”, deklaroi ndër të tjera Gazidis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit