Gazidis: “Rinovimet? Agjentët dhe lojtarët bëjnë sikur nuk ka pasur Covid…!” Thumba edhe për Donnarumma-Calhanoglu

26 Tetor 2021
20:37
Telesport
back button

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, foli për çështjen e rinovimeve, teksa u aprovua sot bilanci i sezonit 2020-21, ku bie ne sy nje reduktim i humbjes qe prek gati 100 mln euro me pak nga sezoni i shkuar, duke shkuar nga 194 ne 96 mln euro minus…

Drejtuesi i larte kuqezi ka shigjetuar Kessie & Co… “Këto zgjedhje nuk janë kurrë të lehta. Sepse është e qartë se të gjitha klubet negociojnë me agjentë, të cilët nga ana e tyre janë shumë të aftë.

Në të kaluarën konteksti ekonomik dhe financiar ishte krejtësisht i ndryshëm dhe në përgjithësi, lojtarët nuk u shtynin kontraten drejt skadimit, por në kontekstin aktual ne shohim, nga njëra anë, që klubet përpiqen të operojnë në një mënyrë gjithnjë e më të përgjegjshme nga pikëpamja financiare – sepse ata duhet ta bejne, pas Covid – dhe nga ana tjetër, lojtarët dhe agjentët po kërkojnë të njëjtat shifra si më parë, nëse jo më shumë.

Në shumë raste, për të marrë të njëjtat shifra para Covid-it, opsioni është të presësh derisa të skadojë dhe të shohim se si përgjigjet merkato…

Negociatat për të gjitha klubet sot janë më komplekse.Ne i marrim vendimet tona me vëmendje dhe analizë të madhe si në aspektin e fushës ashtu edhe në atë financiar dhe do të vazhdojmë të marrim vendime në interesin më të mirë te klubit, me një prioritet të qartë: aftësinë tonë për të konkurruar në krye në Itali dhe Evropë, por gjithmonë me një bazë të qëndrueshme financiarisht.

Dhe mendoj se nëse njerëzit i shikojnë vendimet tona sot, sigurisht që ka gabime, por në përgjithësi zgjedhjet tona ishin të duhurat për përparimin e klubit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit