Gazmend Demi: Të rikthehet policia në stadiume, kundër pezullimit të kampionatit!

9 Mars 2019
20:41
back button

Ndërprerja e garës sportive nuk është diçka e mirë për kampionatit. Ky është mendimi i prerë i Presidentit të Partizanit, Gazmend Demi, i cili në një intervistë për “RTSH Sport”, ka dënuar aktet e dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi, por ka dalë kundër vendimit për pezullimin e kampionatit. Numri një i të kuqve është shprehur se FSHF-ja duhet të kishte plan rezervë për këtë gjë që ndodhi.

Çdo ndërperje apo bllokim i garës sportive, për mua personalisht, nuk është e mirë. Jam kundër dhunës, e kritikoj shumë ashpër atë që ndodhi me Kamzën, por për ndërperjen e kampionatit nuk jam. Federata, që mbron interesat tona, duhet të kishte një plan rezervë. Kjo krijon një precedentë, pasi nesër çdo president mund të bojkotojë për një masakër që mund të jetë bërë në fushë”-është shprehur ai.

Ai flet më tej për sigurinë në stadiume, teksa sipas Gazmend Demit, policia duhet të jetë patjetër në tribuna. Ndërkohë, FSHF-ja sipas numrit një të Partizanit, duhet të kishte bllokuar nisjen e kampionatit, që në kohën që u miratua ligji në parlament. 

Federata ka pasur shumë të drejtë, dhe ne jemi dakord që Policia duhet të jetë në stadiume. Ku e ka defektin FSHF-ja?! Ajo duhet të luftonte në komisionin e ligjeve. Kur u soll ligji se nuk do të kishte më polici në stadiume, Federata duhet që në atë kohë të bojkotonte, sepse federata mbron intersat tona. Nuk jemi ne akoma aq të qytetëruar që të mos kemi më polici në stadiume. Që në atë kohë FSHF-ja duhet të kishte bërë presion dhe të ndërpritje kampionati”-tha presidenti i Partizanit. 

Gazmend Demi tregon se presidentët e klubeve meritojnë respekt, sepse janë ata që po mbajnë futbollin në Shqipëri, duke investuar para nga të fëmijëve dhe familjeve të tyre. 

Për mua është gjykim i gabuar, sepse presidentët janë më të mirë. Po mbajnë futbollin shqiptar, po investojnë nga paratë e xhepit të tyre, sepse ne e dimë që futbollit këtu nuk është rentabël. Po investojmë për fusha dhë për çdo gjë tjetër. Pavarësisht kjo që nodhi me kolegun tonë Qarri, të cilin e kemi kritikuar të gjithë, problemi duhet parë më thellë”-shprehet Gazmend Demi, duke vijuar më tej se problemi real duhet gjetur te vendimet e arbitrave, për të cilët duhet të ketë masa më të rrepta nga FSHF. 

“Shumë vendime të gjyqtarëve janë bërë problematik, ndoshta jo deri te presidentët se s`kemi arritur deri aty, por edhe unë ndonjëherë vetë jam nxehur. Arbitrimi te ne lë shumë për të dëshiruar. Sikur ka filluar të rregullohet diçka, por Federata dhe komisionet përkatëse, duhet të kenë masa shumë të ashpra. Presidentët në Shqipëri duhet të vlerësohen nga i pari deri tek i fundit, sepse të gjithë heqin paratë nga fëmijët e tyre. Gënjejnë veten dhe bëjnë padashje ndonjë gabim, vetëm për ecurinë e futbollit”-ka thënë ndër të tjera Gazmend Demi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit