“Gazzetta” bën moviolën e Inter-Juve, ja çfarë mendon për dorën e mundshme nga Rabiot

20 Mars 2023
8:57
Alfred Lleshi
back button

Është shumë e diskutuar dora e pretenduar e Rabiot në Inter-Juventus, në aksionin që prodhoi golin e Kostic, i cili rezultoi edhe i fitiores përfundimtare bardhezi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, e cila e analizon rastin e dyshimtë me lëvizje të ngadaltë (moviolë), prekja e mesfushorit francez me dorë duket e mundshme nga pamjet, por nuk ka siguri.

Mazzoleni në VAR merr 4 minuta kohë për të rishikuar çdo imazh, por nuk ka sigurinë e ndëshkimit, duke lënë kështu vendimin në terren të marrë nga Chiffi. Por dyshimet mbeten dhe ato janë aq të mëdha sa “Gazzetta dello Sport” i vendos notën 5 kryesorit të ndeshjes. “Misteri” i Rabiot është shumë i gjallë, ndërsa arbitri kryesor e menaxhoi ndeshjen me defekte dhe lëshime.

Paolo Casarin, ish-arbitër i Serie A, komentoi në “Corriere della Sera” vendimet kryesore të marra mbrëmë nga Chiffi në Inter-Juventus 0-1: “Në mesfushë, topi ra në krahun e Rabiot. Krahu u tërhoq pranë trupit nga mesfushori francez, diçka kaq e rastësishme, duke vazhduar më tej me pasimin drejt Vlahovic dhe në fund te Kostic.

VAR-i kontrolloi për parregullsi disa minuta dhe në fund konfirmoi golin. Për mendimin tim, ai lloj kontakti i topit me krahun e Rabiot nuk është i dënueshëm. Një ndeshje e luftuar, që Chiffi mezi e kontrolloi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit