“Gazzetta” zbulon misionin me dy yje të Milanit në merkaton e kësaj vere

4 Korrik 2022
8:01
Alfred Lleshi
back button

“Milani, misioni me dy yje”. Ky është titulli hapës në faqen e parë të “Gazzetta dello Sport”, në edicionin e sotëm. Gjuetia për titullin e 20-të dhe një duet i talentuar merr hov te kuqezinjtë. Një pjesë e mirë e buxhetit për merkaton e kësaj vere do të kanalizohet për të pasur dy mes De Ketelaere, Ziyech apo Dybala.

Nicolò Zaniolo – Hapësirë ​​në pjesën anësore të faqes së parë të gazetës me këtë titull: “Oferta e Juventusit”. Takimi i sotëm i Romës, por mesfushori i lindur më 1999 përfundoi në sferën e bardhezinjve, të cilët gjetën një formulë për t’iu ofruar 50 milionë euro verdhekuqve dhe pagë 4 milionë euro neto për lojtarin.

Interi – Ka vend edhe për zikaltrit në pjesën anësore të faqes së parë me titullin: “Handanovic dhe Onana e nisin në barazim”. Sezonin e ardhshëm, Simone Inzaghi do të ketë një problem më shumë. Ai duhet të zgjedhë se cili do të jetë portieri titullar mes kapitenit dhe kamerunasit të ardhur kësaj vere nga Ajax.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit