Gega kthehet në Shqipëri, rrëfen betejën me Covid-19: Një virus i pabesë, m’u infektua dhe familja

2 Dhjetor 2020
13:22
Alfred Lleshi
back button

Pas 10 ditësh trajtim të specializuar mjekësor në Turqi, Skënder gega është rikthyer në atdhe. Me të mbërritur në Rinas, trajneri tropojan është përballur me interesimin e medias së këtushme. I pyetur nga “Report Tv”, në aeroportin “Nënë Tereza”, Gega ka rrëfyer atë që i ndodhi:

“Isha infektuar bashkë me familjen. Edhe bashkëshortja u prek nga Covid-19, por fatmirësisht pa problemet e mia. U trajtova nga Gersi Alisha, një shqiptar që më dha optimizëm. Kishte shumë pjesëtarë të stafit në spital, që më bënë të ndihesha mirë. Nuk dua t’i ndaj, por shqipja të ngoh.

Covi-19? Ëndërr e keqe, nuk di ç’të them. S’ma merrte mendja që do kaloja Rinasin në karrige me rrota. Terapia në Turqi ishte efektive. Besova se gjërat do të shkonim mirë, por ky grip është i pabesë dhe gjërat ndryshuan brenda 3 ditëve.

Skuadra? Nuk kam asnjë meritë te skuadra, falënderoj klubin, stafin për punën në këto javë. Falënderoj presidentin Gjici, sepse ka qenë me mua në kontakt, edhe pse donte të më linte të qetë.

Jam i lumtur që u bë progres në ekip, këto javë. Ka shumë njerëz që më kanë kontaktuar, kreu i federatës, politikanë nga çdo krah. Të përkrahim njëri-tjetrin jo vetëm në kohë sëmundjesh apo kur sëmuremi. Nuk di si t’i falënderoj të gjithë për këtë mbështetje.

Më mungon futbolli, ekipi; dua të kthehem sa më shpejt. Nuk shohin gjë të rrezikshme mjekët, shumë shpejt do të jem në fushë. Trupi ka reaguar, do të vijoj mjekimet me kujdes. Unë u izolova dhe nuk doja të infektoja të tjerët apo të udhëtoja drejt Turqisë pa bërë tamponin e dytë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit