Gega i lumtur: Këtë Partizan nuk e kisha parë ndonjëherë!

11 Janar 2019
19:01
back button

Partizani barazoi miqësoren e dytë në Antalia kundër ekipit të Antalyasporit, teksa paraqitja e ekipit ishte pozitive. I këtij mendimi është trajneri, Skënder Gega, që ka folur pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit. Gega është shprehur se në këto dy ballafaqime skuadra ka pasur mundësi për të fituar, por sipas tij, më shumë se sa rezultatet, i interson impenjimi i skuadrës dhe gjendja e lojtarëve. Për ndeshjen e fundit, kundër Dinamos së Zagrebit, Gega u shpreh se kjo do të jetë një ndeshje ku Partizani do të shohi vlerat e tij.

Në pjesën e parë aktivizuam 90% të lojtarëve me moshën më të re. Jemi pas pesë ditësh në fazë përgatitore. Ekipi po performon jashtëzakonisht shumë mirë. Në pjesën e dytë futëm grupin kryesor, që kemi pasur gjatë dy fazave të para të kampionatit. Jam shumë i kënaqur pasi nga mënyra se si luajtëm e kontrolluam shumë mirë ndeshjen”

“Në këtë ndeshje na mungoi Hebaj dhe Duka, ky i fundit për arsye shëndetësore. Besoj se jemi në rrugën e duhur, besoj se po zhvillohet shumë mirë stërvitja. Nuk kemi probleme fizike dhe shpresoj që të kthehemi në Tiranë me 100% të kapacitetit, sepse në këto dy ndeshje kemi treguar se mund të bëjmë shumë më mirë.

“Po të shohim rezultatet besoj se të dyja ndeshjet mund të fitoheshin, ndoshta jo shumë të lehta. Në ndeshjen e parë u ndëshkuam nga një penallti ndoshta të paqenë. Gjithsesi nuk është e rëndësishme fitorja se sa performanca. Kurse sot në pjesën e parë u ndëshkuam që në pjesën e dytë”

“Këtu shihet eksperienca e një grupi të ri. Kurse në pjesën e dytë ishte jashtëzakonisht e mirë. Si ato 45 minuta unë nuk e kisha parë asnjëherë ekipin. Është një fazë përgatitore, ato luajtën me dy grupe. Mënyra se si erdhi loja duhet të fitonim. Jam shumë i kënaqur, jam optimisit do shohim se si do shkoj në të ardhmen”

“Kushtet janë shumë të mira, gjë që në Shqipëri ekipet e vuajnë. Asnjë gjë nuk kemi pasur, grupi po punon shumë mirë, e di për çfarë ka ardhur këtu. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Unë besoj se çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme. Ajo me Dinamon  e Zagrebit do shohim dhe ne vlerat tona. Nuk janë rezultatet ato që përcaktojnë nivelet tona. Do marim më të mirën, do respektojmë kundërshtarin por qëllimi jonë është kampionati”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit