Gega në provën e zjarrit, Partizani me probleme para Teutës

14 Mars 2019
16:20
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka gabuar në dy ndeshjet e fundit, pasi barazoi ndaj Tiranës me shifrat 0-0, ndërsa mori një humbje të papritur ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-2 në Kupë. Trajneri Skënder Gega dhe futbollistët mund të ndjenjë pak tensionin e sprintit final të kampionatit dhe para vetes, të kuqtë kanë dy ndeshje vendimtare. 

Duhej të kthehen shpejt te fitorja dhe duhet ta bëjnë kundër Teutës. Një sfidë mjaft delikate, pasi është pretendentësh për titullin kampion. Kryeqytetasit mund t'i japin goditjen përfundimtare ambicieve të bregdetarëve për titullin kampion. Gega duhet të gjejë ekuilibrat e duhura, pasi me një hap fals mund të rrezikojë të ngushtojë më tepër diferencën. 

Nga krahu tjetër, titulli dhe kampionati mund të vendoset pas dy javësh në sfidën direkte ndërmjet Kukësit dhe Partizanit. Takim pretendentësh me të kuqtë që kanë luksin të pranojnë dy rezultate, ndryshe nga Kukësi që duhet vetëm të fitojë. Stafi teknik po punon me skuadrën dhe grupi është i plotë. Probleme në stërvitjet e fundit kanë shfaqur vetëm Kalari dhe Mambilo.

Në takimin ndaj durrsakëve, të kuqtë do të kenë dhe mbështetjen e tifozëve, pasi është paguar gjoba për të shlyer dënimin nga Komisioni i Disiplinës. Klubi publikoi dhe çmimet e biletave. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit