Gega: Penalltia vendosi gjithçka, ndeshjen me Laçin nuk e konsideroj fare!

17 Shkurt 2019
16:25
back button

Partizani është mundur nga Laçi, me këto të fundit që fituan një takim të rëndësishëm përballë tifozëve të tyre, me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Shtubina, erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila ishte shumë e dyshimtë.

Pas ndeshjes trajneri i “demave” Skënder Gega, ka folur për “Supersport”, duke u shprehur se penalltia vendosi gjithçka në këtë ndeshje. Por ai u shpreh se nuk komenton vendimet e arbitrave, teksa u shpreh se këtë ndeshje nuk e merr në konsideratë. 

Penalltia?- Ndeshjen e parë e thashë që nuk merrem me arbitrat. Nuk e them fjalën e fundit në fillim, por më vjen keq. Sot penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshtarëve.

Ekipi u demoralizua pas golit? – Nuk besoj se kishte ndeshje më të vështirë se kjo. Do e shohim me kujdes ku ka gabuar secili prej nesh. Ekipi nuk u demoralizua, por u bë e vështirë. Ju në studio, e shihni sa është luajtur futboll. Kur nga 90 minuta, shkurtohen dhe luhet gjysmë për gjysmë, e shihni vetë sa luhet. Sot nuk është koha për të bërë analizë teknike.

Bët llogari me që humbi Kukësi? Jo, besoj se gjithë javës kemi punuar dhe kemi qenë me këmbë në tokë. Nuk ka lidhje me ndalesën e tyre. Edhe ne, nuk jemi të pagabueshëm, bëjmë gabime si çdo ekip. Por, niveli i vështirësisë është i madh. Kemi gjuajtur disa herë, por jashtë kuadratit. Në kuadrat, vetëm një gjuajtje. E thashë, ishte ndeshje e vështirë.

Mungesë rrezikshmërie në sulm nga lojtarët tuaj? Arsyeja pse nuk luajmë futboll, është ajo që ju e patë. Goditjet standarde janë element që duhen ekzekutuar mirë, por që të për fat të keq nuk i bëmë mirë. Është diçka tjetër, që nuk shkoi siç duhet. Kjo është Shqipëria, ky është futbolli. E thashë, kjo ndeshje nuk vendos kampionatin, por nuk humb as kampionatin. Nuk mendoj se sot vritej kampionati. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Mirë do ishte të fitonim, unë i pari, edhe tifozat. Por, ky është futbolli, ngec, por nuk mund të dorëzohemi. Kemi ardhur me meritë, dhe puna jonë nuk mbaron këtu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit