Gega shprfill humbjen: Kisha tjetër objektiv!

18 Maj 2019
18:54
back button

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk është marrë shumë me humbjen ndaj Teutës në Durrës, ku e ka bërë të qartë në "Gol pas goli" në Supersport se synimi i tij ishte t'i jepte hapësirë grupit të lojtarëe me më pak minuta.

"Më vjen shumë mirë, u ndjeva mirë dhe i respektuar, e falënderoj Teutën për gjestin e bukur para ndeshjes, kur na takuan dhe na uruan për titullin.

"Siç e thashë që dje, kemi punuar gjithë javën me planin që të aktivizonim këtë lojtarë, që kanë pasur më pak hapësirë këtë sezon. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me pjesën e parë, u goditëm në një moment, aty ku peri është më i hollë, te një lojtar pa eksperiencë. Nuk e nënvlerësuam ndeshjen dhe kampionatin, por doja të shihja disa lojtarë që duan hapësirë.

"E ardhmja e lojtarëve të rinj? Për këtë arsye i aktivizova dhe deri në fund të sezonit synimi është planifikimi i grupit për pjesëmarrjen në Champions League. Nuk u kishim vendosur përgjegjësi rezultati, asnjë presion. Do të mundohemi të jemi sa më të saktë në përzgjedhje, na del shumë punë përpara.

"Frikë nga kritikat për humbjen? I pres dhe nuk më shqetësojnë. Unë mbaj përgjegjësi për gjithçka. Kemi pasur synim titullin kampion, ia kemi dalë mbanë, tani kam dashur t'u jap kënaqësinë të luajnë edhe disa lojtarë të rinj. U mundëm nga Teuta, ka qenë pretendent për titull deri në një farë pike, ndaj disniveli nuk është i madh".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit