Gega: Titulli? Nuk flas deri në fund

17 Mars 2019
19:24
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur për "Supersport" pas fitores bindëse 3-0 të marrë kundër Teutës. 

Titulli – "E rëndësishme është që morëm tri pikët. Patëm probleme përpara, sepse pësuam dy dëmtime të rëndësishme në sulm në harkun e dy ditëve. Falënderoj djemtë për lojën e bërë sot", ka thënë Gega. 

" Duhet të jemi të qetë. Nga java e 10-të jam pyetur për titullin dhe unë nuk do të them deri në fund se jemi për titull. Duhet t'i marrim ndeshjet me radhë. Do t'ia lëmë kohës". 

Humbja me Luftëtarin – "E morëm pak lehtë. Duhet të besojmë se ishte një rastësi dhe sot besoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura". 

Forca e grupit – "Mungesa e një qendërsulmuesi tipik? Ne sulmojmë si grup dhe unë jam i kënaqur, sepse jemi në vendin e parë. Në një grup duhet të funksionojnë të gjitha elementet. Nëse dy ose tre lojtarë nuk bëjnë atë që duhet, nuk besoj se do të kishim arritur deri këtu dhe uroj që të vazhdojmë kështu". 

"Gjëja më e rëndësishme është freskia dhe forca e karakterit. Euforia nuk mund të shmanget në raste të veçanta, por jemi munduar të bëjmë korrigjimet e duhura", ka përfunduar Gega.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit