Genoa do të zëvendësojë Shevchenko-n me tifozin e Sampdoria-s, tifozët shpërthejnë në rrjetet sociale

13 Janar 2022
18:36
Denis Hakanaj
back button

Në shtëpinë e Genoa-s janë gati për të bërë një ndryshim në stol.

Rezultatet e Andriy Shevchenko-s në drejtim të kuqebluve nuk kanë bindur klubin që duket se është gati ta zëvendësojë me Bruno Labbadia-n, ish-trajner i Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg dhe Hertha Berlin.

Siç ka bërë të ditur primocanale.it, tifozët kanë shpërthyer në internet për shkak të një interviste të vjetër të dhënë nga trajneri gjerman me origjinë italiane.

“Sampdoria është skuadra ime e zemrës. Më ka pëlqyer shumë kur te ky klub luanin Mancini, Vierchowod dhe Vialli sepse është e bukur të shikosh lojtarë të mëdhenj që luajnë në një skuadër të vogël”, ka thënë në të kaluarën Labbadia.

Një deklaratë e bërë shumë vite më parë, por që është rishfaqur tani nga tifozët e Sampdoria-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit