Genoa-Juventus, Sarri bën vetëm një ndryshim në formacion

30 Qershor 2020
20:54
Denis Hakanaj
back button

Genoa është në ndjekje të fitores së parë nga rifillimi i kampionatit dhe do të kthehet në Marassi pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Parma-s.

Përballë do të ketë një Juventus të uritur për fitore që lufton për titullin e radhës në Itali. Bardhezinjtë do të duan të përfitojnë nga dhurata e mundshme e Torino-s, që në këtë moment po frenon Lazio-n në shtëpi (1-1).

Trajneri Sarri ka zgjedhur Adrien Rabiot në vend të Matuidi për të kompletuar mesfushën me Pjanic (ndeshja e parë pas shitjes te Barcelona) dhe Bentancur.

Trajneri toskan ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë një formacion të ngjashëm me atë që ka mundur Lecce-n, rikthehet Danil në krahun e majtë të mbrojtjes. Në sulm, Bernardeschi me Dybala dhe CR7.

Ndërkohë, trajneri i kuqebluve ka vendosur t’i besojë në Andrea Pinamonti-t, sulmuesi i huazuar nga Inter-i.

Formacionet zyrtare

Genoa (3-5-2): Perin; Romero, Soumaoro, Masiello; Ghiglione, Behrami, Schone, Cassata, Sturaro; Favilli, Pinamonti.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit