Genoa-Milan, flet Shevchenko: I emocionuar, por do të bëj gjithçka për të fituar

30 Nëntor 2021
14:59
Alfred Lleshi
back button

Andrij Shevchenko, trajneri i Genoas, ka folur për ndeshjen kundër Milanit në mikrofonat e “Genoa Channel”. Ja çfarë tha ai: “Genoa do të duhet të jetë shumë e motivuar dhe të ketë një shpirt të madh. Sigurisht që ndeshja do të jetë shumë e vështirë, Milani është një ekip cilësor. Tani për tani duhet të rikuperojmë lojtarët dhe të shohim se kush mund të luajë. Nëse ndonjë nga të lënduarit që është rikthyer në ekip dhe po stërvitet këtë javë do të jetë gati, do të luajë që në fillim për ta ndihmuar ekipin”.

Për ndryshimet e mundshme në formacion – “Sot dhe nesër kemi stërvitje, ku do t’i vlerësojmë mirë kushtet e lojtarëve dhe marrim vendime”.

Për ndeshjen kundër Milanit – “Me siguri do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem të përshtatem. Kjo është pjesë e punës sime, e vetë jetës. Unë jam profesionist dhe ajo që u kam premtuar tifozëve të Genoa është se unë do të bëj më të mirën për ta. Tani për tani mendoj se do të bëj gjithçka për ta vënë Milanin në vështirësi”.

Për fjalët e Maldinit – “Do të bëj tifo për Milanin, si gjithmonë, por jo në ndeshjen kundër Genoa”.

Mbi dëshirën e Milanit për reagim pas humbjes – “Është e vërtetë që Milani vjen nga dy humbje, por luan futboll të mirë. Kam parë shumë nga ndeshjet e tij, veçanërisht dy të fundit. Kuqezinjtë luajnë mirë dhe krijojnë shanse. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mungesa e lojtarëve tanë më të mirë peshon shumë. Tani për tani duhet të mendojmë për rikuperimin e lojtarëve dhe të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit