Genoa shpëtoi sërish nga “ferri”, presidenti mendon largimin!

3 Gusht 2020
19:52
Telesport
back button

Një tjetër mbijetesë e arritur në frymën e fundit… Sezonin e 2018-19 ia dolën duke “hedhur” Empolin, ndërsa sivjet Leçe. Megjithatë, tifozët e Genoas janë të xhindosur me presidentin e tyre për një skuadër pa ambicje dhe klub që çdo vit ka objektiv qëndrimin në Serie A.

Duke folur në mikrofonat e Radio Anch’io Sport, Enrico Preziosi mbi të ardhmen e tij në botën e futbollit lëshoi bombën:

“Këtë vit do të bëj disa konsiderata, duhet të shkëputem pak nga kjo botë dhe do të dëshiroja të hedh një hap prapa, duke u lënë të tjerëve mundësinë të bëjnë më mire”.

“Genoa ka qenë në shitje për tre vjet, ata e dinë sidoqoftë. Do të doja të veçoja veten nga administrimi i klubit, pavarësisht shitjes. Ky klub është shumë angazhim për mua, gjithçka fillon dhe gjithçka përfundon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit