Gentian Muça: “Kishim strategji ndryshe! Ja kush dhe kur zgjidhet trajneri”

13 Dhjetor 2019
22:03
back button

“Qëndrojmë te fitorja, sepse ajo është më e bukura nga të gjitha, edhe se shiriti. Ishte një fitore pas pesë vitesh apo gati. Sot i kthyem reston për ato fitore të mohuara në fund të ndeshjes”. 

“Sot bëmë diçka ndryshe, aplikuam një strategji ndryshe, atë të shpirtit. Shpresojmë që Batha të ketë qenë fatsjellës”. 

“Unë respektoj vendimin e klubit për të mos bërë zgjedhje të nxituara. Do të përdor fjalët e Egbo-s që edhe ai vetë nuk dëshiron të jetë trajner i parë te Tirana”. 

“Besoj se trajneri i Tiranës do të emërohet në muajin janar. Jam i mendimit se trajneri i ardhshëm i Tiranës duhet ta njohë mirë këtë ambient. Me pak fjalë mendoj se duhet të vijë një trajner që ka qenë edhe më parë këtu”, deklaroi ndër të tjera Muça.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit