Gentile shkund Italinë dhe Juventusin: Ky do të ishte dështim i jashtëzakonshëm

29 Nëntor 2021
10:51
Alfred Lleshi
back button

“Jam optimist, edhe Juventusi, edhe Italia do t’i arrijnë objektivat e tyre. Juve në Champions League dhe axurrët në Kupën e Botës”. Janë këto fjalët e Claudio Gentile në mikrofonat e “Radio Anch’io lo sport”. Legjenda e futbollit italian shton më tej: “Nuk dua të mendoj që Italia të mos shkojë në Kupën e Botës, do të ishte një goditje e tmerrshme. Jam i sigurt që do të kualifikohet, por sigurisht që futbolli ynë nuk është më ai i dikurshmi”.

Më pas, Gentile kujton Diego Armando Maradonën, një vit pas vdekjes së tij: “Napoli e nderoi përvjetorin e vdekjes së Maradonës në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndër lojtarët numër një në futboll, në vitin 1982, ai nuk ishte ende i pjekur për Argjentinën. Si lojtar, ende nuk shoh askënd që e ka tejkaluar atë në renditje”.

A mund të ndikojë në ekip hetimi i Juventusit? “Nuk e di, – përfundon Gentile, – ndoshta diçka mund të interferojë në fushë. Allegri duhet të harrojë titullin dhe të synojë Ligën e Kampionëve. Nëse nuk do të shkonte në Champions League, do të ishte një dështim i jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit