Georgina pozon thuajse nudo, mbulohet vetëm nga një çantë: Jeta ime, e mbushur me sakrifica

19 Shkurt 2021
10:25
Alfred Lleshi

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, është në kopertinën e revistës spanjolle “InStyle”, e cila e njofton atë si më poshtë: “Ky botim i marsit i ‘InStyle’ është plot me tendenca, ide dhe ngjyra për një pranverë që rikthen optimizmin. Dhe nuk ka asgjë më mirë sesa Georgina për ta përfaqësuar. Mjaft e famshme, ajo na zbulon se si është në të vërtetë të jesh në Instagramin e saj me më shumë se 23 milionë ndjekës”.

Georgina pozoi e zhveshur për fotografin Javier Biosca, duke u mbuluar vetëm me një çantë. Në intervistën që dha për këtë revistë (në shitje nga marsi), modelja u zhvesh, duke folur edhe për të kaluarën e saj: “Është e vërtetë që nuk kam shkëlqyer gjithmonë për bukurinë time, por gjithmonë kam qenë e lumtur”. Kjo është fjalia që mund të lexohet pranë një fotoje që e portretizon atë duke pozuar me një fustan të zi të zbukuruar me kristale të çmuara.

Revista zbuloi edhe një fragment tjetër nga intervista e partneres së CR7: “Kam punuar shumë dhe kam bërë një jetë plot me sakrifica. Universi më shpërbleu me gjënë më të madhe: një familje të bukur. Tani që mundem, ndihma karshi të tjerëve është ajo që më kënaq më shumë. Unë e di se si është të fillosh nga fundi dhe të arrish deri në majë. Identifikohem me shumë njerëz për shkak të origjinës sime të përulur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit