Georgina Rodriguez, çfarë rrëmuje në makinë! “Shembull i keq, sjellje shumë e papërgjegjshme”

23 Shkurt 2022
9:07
Alfred Lleshi
back button

“Soy Georgina” vazhdon të diskutohet shumë, sepse është dokumentari që tregon jetën e partneres së Cristiano Ronaldos. Në Spanjë, debati shpërtheu për shkak të disa skenave ku Rodriguez shihet në makinë pa rripin e sigurimit. As fëmijët e modeles dhe influencueses nuk janë të sigurt, pasi sediljet për të vegjlit nuk janë të rregulluara siç duhet.

“RiveKids”, një markë spanjolle e specializuar në sigurinë rrugore, kreu një hetim të thelluar mbi serinë dhe identifikoi disa fraksione të bëra nga modelja dhe influencuesja, e cila dha një shembull të keq për fansat e saj.

“Ne nuk dyshojmë se Georgina mund të jetë një sipërmarrëse e mirë, por çka na habit është se Netflix e paraqet atë si një shembull të një nëne dhe influencueseje, kur ajo mban vajzën e saj 4-vjeçare në sediljen e makinës pa asnjë lloj mbrojtjeje. Me këto skena, Georgina tregoi një sjellje shumë të papërgjegjshme dhe një shembull të tmerrshëm të sigurisë rrugore për të gjitha familjet që ndoqën dokumentarin”, – tha José Lagunar, drejtor i kompanisë dhe ekspert i sigurisë rrugore.

– Sjelljet e rrezikshme për sigurinë rrugore që shfaqen vazhdimisht nga këto apo platforma të tjera nuk mund të konsiderohen licenca kinemaje. Aq më pak kur bëhet fjalë për një dokumentar për jetën e përditshme të një personazhi si partnerja e Cristiano Ronaldos. Këto sjellje ndikojnë negativisht tek përdoruesit e rrugës, sidomos te më të rinjtë, të cilët kërkojnë modele për të imituar. Dua të saktësoj se nuk kam asgjë personale kundër familjes Rodriguez-Ronaldo”.

5 shkeljet në “Soy Georgina”

1. Sediljet e fëmijëve nuk janë të lidhura mirë

2. Të mitur të ulur në sediljet e pasme pa rrip sigurimi

3. Të rriturit janë të pranishëm në sediljet e përparme dhe të pasme pa rripa sigurie

4. Të rriturit me rripat e sigurimit të vendosur gabimisht

5. Shoferi mban kufje gjatë vozitjes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit