Georgina Rodriguez “vjedh” shfaqjen në Kanë, dalja e parë publike pas dramës familjare

28 Maj 2022
9:17
Alfred Lleshi
back button

“Premiera e Festivalit të Filmit në Kanë”, – ka shkruar ajo në Instagram. Georgina Rodriguez është rikthyer për të rënë në sy në një event publik dhe prestigjioz si festivali francez.

Partnerja e Cristiano Ronaldos parakaloi në tapetin e kuq me një fustan përrallor vezullues. Partnerja e yllit portugez të futbollit dukej në formë të shkëlqyer, edhe pse së fundi ka sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

Megjithatë, në fytyrën e bukur të modeles ka ende shenja të pakapshme të zisë së fundit. Në fakt, më 18 prill lindi vajza e tyre, Bella Esmeralda, por binjaku tjetër që ajo mbante në bark nuk ia doli.

Për Georgina ishti dalja e parë publike në Kanë, pas dramës familjare. Fansat u magjepsën edhe një herë nga pamja e bukuroshes Georgina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit