Futboll

Gerrard: “I bën gjërat qëllimisht, sepse Mourinho është një…!”

Steven Gerrard nuk e ka patur kurrë shansin që të luajë nën drejtimin e Jose Mourinho gjatë karrierës së tij si futbollist, përveç një flirtimi të shkurtër pas në vitin 2005. Asaj kohe Mourinho nën drejtimin e Chelseas e bëri shumë të qartë qëllimin e tij për të nënshkruar me mesfushorin, që sapo kishte udhëhequr Liverpool drejt fitimit të trofeut të Champions League. Ndërkohë, nga ana e tij Gerrard i zhgënjyer nga paaftësia e Liverpool për të konkuruar me Blutë e Londrës në garën për titullin kampion në Premier League, paraqiti kërkesën e tij për t’u transferuar, duke shkaktuar një stuhi të vërtetë në Merseyside.

Eventualisht kapiteni i Liverpool vendosi të qëndrojë në Anfield, ku do të mbyllte përfundimisht karrierën e tij europiane, përpara se të kalonte në rolin e trajnerit te Rangers. Në premierën e një film me metrazh të shkurtër të titulluar “Na bëj të ëndërrojmë”, ku shfaqet Gerrard 27 vjeçar, ish-mesfushori i “Të Kuqëve” foli edhe për konsideratën e tij për trajnerin aktual të Manchester United, Mourinho. “Mendoj vetëm për një fjalë: fitues. Ai është një fitues. Kur fituesit ndjejnë se gjërat përreth tyre po ndikojnë shanset për të fituar, atëherë mbase ndryshon edhe sjellja e tyre. Por Mourinho është ende një trajner i klasit botëror, pasi ka fituar gjithashtu shumë gjëra edhe me United dhe mbase do të fitojë akoma trofe të tjerë. Mendoj se po i bën qëllimisht shumë gjëra. Do të ishte idiotësi të shkarkohej”, deklaroi Gerrard për “The Guardian”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll