Basketboll

Gerti Shima firmos për Bashkimin e Prizrenit

Basketbollisti Gerti Shima do të luajë me skuadrën e Bashkimit të Prizrenit sezonin e ri sportiv 2015-2016. Lajmin e ka konfirmuar vetë shtatlarti shqiptar përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, ku deklaron se ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën kosovare.

shima puth

Gerti Shima me fanellën e Pejës në kampionatin kosovar

Shima, një nga basketbollistët shqiptarë më të mirë të dekadës së fundit, do të vijojë të luajë në Kosovë, aty ku deri në shkurt të këtij viti ka veshur fanellën e Pejës. Por disa konflikte financiare me drejtuesit e ekipit pejan bënë që marrëveshja të ndërpritet, ndërkohë që Gerti tani kalon te skuadra tjetër kosovare e Bashkimit.

shima gjuan

Gerti Shima me fanellën e Pejës në kampionatin kosovar

Te Bashkimi i Prizrenit luan edhe Endrit Hysenagolli, shtatlarti tjetër shqiptar, i dëmtuar dhe në fazë rikuperimi. Skuadra e Bashkimit luan edhe në Ligën Ballkanike, ndaj dhe ardhja e Shimës është një armë më shumë për të arritur objektivat. Shima ka përvojën e duhur për të ndihmuar skuadrën kosovare në arritjen e objektivave të saj në sezonin e ri sportiv 2015-2016.

agolli-dhe-shima

Endrit Hysenagolli dhe Gerti Shima, vitin tjetër së bashku te Bashkimi i Prizrenit

Përmes këtij postimi dëshiroj t’ju informoj se kam arritur marrëveshje 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe 1 vit tjetër me klubin e basketbollit Bashkimi. Falënderoj kryesinë për besimin e dhënë dhe të gjithë njerëzit rreth meje për përkrahjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Na pret një rrugë e gjatë dhe punë e vështirë, unë ju premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresoj të kemi një sezon të mirë, si në Ligën Ballkanike ashtu edhe në Superligë. Së bashku do ia dalim”, ka qenë komenti i Gerti Shimës pas arritjes së marrëveshjes.

[total-poll id=64451]

Më shumë nga Basketboll