Giampaolo urdhëron: Milan paraqet ofertë për yllin e Arsenal!

25 Qershor 2019
9:32
back button

Milan është në kërkim të një mesfushori, për këtë është hedhur në sulm për Lucas Torreira, të Arsenalit.

“Sky Sport” ka bërë me dije se uruguaiani kërkohet me çdo kusht nga trajneri i ri Marco Giampaolo, i cili më parë e ka patur lojtarë tek Sampdoria. Milan ka paraqitur interesin zyrtar tek Arsenal për lojtarin, që dëshiron të largohet nga Londra dhe Milano është destinacioni i tij i preferuar.

Ndërkohë “Corriere dello Sport” ka shkuar më tej duke sqaruar se Milani do e ketë të vështirë të bindë Arsenalin, duke qenë se do të kërkojë huazim me të drejtë blerje. Për këtë, sipas medias italiane pritet që Franck Kessie të përfshihet në këtë tratativë dhe të zgjidhet çështja e transferimit të 23-vjeçarit nga Londra në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit