Giannis: Ai mbetet më i miri në NBA, prej 18 sezonesh në majë, dua t’i ngjaj atij

14 Gusht 2022
10:04
Telesport
back button

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, dy herë fitues i MVP në sezonin e rregullt, asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për LeBron James. Në prag të nisjes së fazës përgatitore, në një intervistë për “Marca”, ylli i Milwaukee Bucks ka thurur lavde për “King James”.

Mua më duket e pabesueshme, e paimagjinueshme se si një person, që nis sezonin e tij të 18-të në NBA, është gjithnjë në majën e këtij sporti. Ai është ende basketbollisti më i mirë në botë”, u shpreh Antetokounmpo.

Është vërtet interesante ajo që ai ka bërë. Dua të di se si ia bën që të jetë në formë edhe në këtë moshë. Se si ia ka arritur të ketë këtë vijueshmëri në lojën e tij për 18 vite me radhë. Gjithnjë i gatshëm, gjithnjë në formë”, tha Giannis.

Unë e kuptoj se LeBron gjithnjë vlerësohet pr lojën e tij, por mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme. Të bësh këtë që ka bërë ai për 18 sezone me radhë… është vërtet e vështirë. Shpresoj që edhe unë të kem mundësi të luaj në këto ritme për 18-20 vjet. Ky është objektivi im”, tha Giannis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit