Giannis nuk mjafton, Amerika “leksion” Greqisë në Botëror

7 Shtator 2019
16:13
Telesport
back button

Në Kinë, vijon Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkuj, turne ku po luhet faza e dytë e grupeve. Në takimet e luajtura sot, spikat fitorja e Amerikës, 69-53 ndaj Greqisë. Te skuadra greke luante MVP i sezonit të kaluar në NBA, Giannis Antetokounmpo, por kjo nuk mjaftoi. Kolektiviteti i ekipit amerikan bëri diferencën, duke e merituar fitoren. Falë këtij suksesi, Amerika e trajnerit Gregg Popovich shkon në fazën çerekfinale.

Fitoi edhe Çekia, që mundi 93-71 Brazilin, ndërsa Australia mposhti 82-76 Republikën Domenikane. Në çerekfinale shkon edhe Kanadaja, që mposhti me lehtësi 126-71 Jordaninë, ndërsa Gjermania triumfoi pa shumë probleme ndaj Senegal me shifrat 89-78. Fitore në sekondat e fundit korri kombëtarja e Francës, që mundi 78-75 Lituaninë, një përballje mes dy ekipesh rivale.

Grupi K

Brazil – Republika Çeke, 71-93

Amerikë – Greqi, 69-53

Grupi L

Australi – Republika Domenikane, 82-76

Francë – Lituani, 78-75

Grupi O

Zelandë e Re – Japoni, 111-81

Turqi – Mali i Zi, 79-74

Grupi P

Kanada – Jordani, 126-71

Gjermani – Senegal, 89-78

Lajme të tjera

Lajmet e fundit