Giannis premton betejë: Kam dhënë vetëm 60% të potencialit tim

20 Korrik 2019
16:21
Telesport
back button

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të rregullt vitin e fundit në NBA, premton se do të tregojë edhe më shumë në parket sezonin e ardhshëm. Në një intervistë në prag të sezonit të ri, basketbollisti i Milwaukee Bucks premton sërish betejë për titullin kampion në NBA dhe se nuk do të ndalet si sezonin e fundit në finalen e Konferencës së Lindjes.

Ka shumë gjëra ku mund të përmirësohem. Para se të shoh e kritikoj të tjerët duhet të shoh brenda vetes time. Unë jam i pari që mund të ndryshoj disa gjëra. Ka disa aspekte të lojës time kur mund të rritem ende. Mendoj se deri më tani kam dhënë vetëm 60% të mundësive të mia dhe deri te 100% ka ende shumë punë”, tha Antetokounmpo.

Mendoj se e kuptuam se ku gabuam në finalet e Lindjes sezonin e fundit. Nëse do të gjendesha sot sërish në të njëjtin moment, do të reagoja ndryshe, të luaja më mirë, gjuaja më mirë. Për të gjithë ne ky ishte një sezon i parë prove, tani të gjithë mund të përmirësohem i e fitojmë”, u shpreh Giannis Antetokounmpo, 24-vjeçari grek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit