Giannis zbulon të ardhmen: Mund të luaj për këtë ekip për shumë vite

26 Nëntor 2020
14:00
Telesport
back button

Giannis Antetokounmpo, MVP i dy sezoneve të fundit në NBA, ka rrëfyer se mund të qëndorjë për shumë sezone te skuadra e Milwaukee Bucks. Në dy sezonet e fundit, ky ekip ka arritur rekordin më të mirë në sezonin e rregullt, por më pas ka zhgënjyer në fazën play off.

Ndërkohë që, për lojtarin grek ofertat nuk kanë munguar, duke i ofruar mundësinë të duelojë për titull. “Kohët e fundit kam dëgjuar shumë zëra, të gjithë kanë mendimin e tyre”, tha Giannis.

Unë do të bëj zgjedhjen më të mirë për mua e familjen time. Nuk i kuptoj zërat se duhet të largohem që këtu. Unë mund të qëndroj te Milwaukee për shumë vite. Për sa kohë ky ekip do të jetë në të njëjtin nivel me rivalët dhe duelojmë për titull, gjithçka do të jetë OK edhe për mua”, tha antetonkoumpo.

Nëse gjërat do të përkqesohen, atëherë edhe mund të largohem. Është e thjeshtë, unë dua të jem një fitues, për mua nuk kanë shumë rëndësi paratë. Për sa kohë fitojmë dhe krijojmë një kulturë fituese, do të qëndroj dhe gjërat do të shkojnë mirë”, tha basketbollisti grek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit